Atletike

Bolt fiton garën e shpejtësisë edhe në “hapësirë”

Për më shumë se një dekadë ai ka mbajtur epitetin si njeriu më i shpejtë i planetit Tokë. Tashmë Usain Bolt është tërhequr nga garat, por kjo nuk do të thotë se është më pak i shpejtë. Fituesi i tetë medaljeve olimpike ka fituar edhe një garë që u improvizua sikur të ishte në hapësirë.

Përballë dy astronautëve që janë të stërvitur për të lëvizur në të tilla kushte, sportisti afrikan nuk iu ka dhënë asnjë shans, duke triumfuar. Bolt u hodh në ajër për t’i lënë pas të dy astronautët, që kuptuan vërtetë aftësitë e “birit të erës”.

Gara u zhvillua në bordin e një avioni “Airbus A310”, ku mungonte tërheqja gravitacionale dhe ambienti ngjasonte me atë të hapësirës jashtë planetit Tokë.

https://www.instagram.com/p/BnorS5KF1xt/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Usain Bolt është konsideruar si një nga atletët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka fituar tetë medalje olimpike dhe një numër të madh medaljesh në kampionate botërore. Gjithashtu Bolt është mbajtësi i një serie rekordesh në garat e 100 metrave dhe 100 metrave me pengesa. Së fundmi ai është futur në botën e futbollit, ku luan me ekipin e Central Coast Mariners në kampionatin australian. Futbolli ka qenë një tjetër pasion i madh i tij dhe në disa raste ka zhvilluar stërvitje me ekipet e Manchester United dhe Borusia Dortmund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë