Kombetarja

Bogdani merr 12 lojtarë nga Superliga për dy miqësoret me Rumaninë

Trajnerët e kombëtareve të moshave janë paralajmëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili foli për ndryshime në prononcimin e tij të fundit. Rezultatet e këtyre skuadrave, ku punojnë Alban Bushi, Erjon Bogdani dhe Xhemal Mustedanagiç, e kanë lënë të pakënaqur presidentin Duka.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, po e përgatit ekipin për dy ndeshje miqësore me Rumaninë, që do të luhen në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Ai ka shpallur listën zyrtare, ku bie në sy grumbullimi i 12 lojtarëve nga kampionati shqiptar. Janë grumbulluar lojtarë nga Tirana, Partizani, Besa, Teuta, Elbasani, Flamurtari dhe Kamza. Dy miqësoret me Rumaninë, që është një kundërshtar shumë i fortë, do të luhen në datat 18 dhe 20 nëntor, në orën 14:00. Këto ndeshje do t'i shërbejnë stafi teknik për njohjen më mirë të grupit të lojtarëve dhe konsolidimin e tij.

Lista e Kombëtares U-19

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë