Jete & Stil

BMW do të lëviz me .. bateri

BMW duket se ka ndërmarrë hapa të rinj në strategjinë e saj të makinave me bateri. Kompania po punon për të hedhur në treg një makinë iX3 në versionin me bateri të SUV X3.

BMW iX3 me bateri 

Deri më tani, BMW ka kufizuar me kujdes modelet e saj elektrike në nën markën e saj “I”.  Automjetet “i3” dhe “i8” u përdorën pothuajse si makina eksperimentale. Versioni Koncept iX3 do të prezantohet në shfaqjen e makinave në Pekin pas disa javëve. BMW është duke u përgatitur për të nxjerrë gamën e mjeteve të saj standarde në versionin elektrik dhe modeli i parë do të jetë makina X3.

Estetikisht, versioni i mjetit Concept iX3 do të jetë një makinë e vecantë me rrota të mëdha aerodinamike. Automjeti do të ketë parakolpë të përparme dhe të pasmë specifikë. Trupi i makinës është zbutur për të reduktuar rezistencën ndaj erës. Të gjitha makinat i do të kenë shenja blu për të treguar se po drejtohet një makinë, e cila nuk ndot ambientin. Elementët e motorit me djegie të brendshme janë të zhdukur.

BMW iX3, versioni i ri

Me modelin e ri elektrik, BMW synon të fitojë mbështetjen e të gjitha tregjeve të botës. Makina elektrike BMW iX3 pritet të hidhet në treg në vitin 2020.

Why are generics usually much cheaper


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë