Makina

BMW Motorrad prezanton skuterin e ri elektrik

BMW Motorrad ka prezantuar skuterin e ri elektrik. Skuteri E-Kick nga BMW Motorrad është një mjet ideal për të udhëtuar sidomos nëse jetoni në qendra urbane.

Skuteri elektrik nga BMW do të jetë në gjendje të përdoret vetëm nga persona mbi 15 vjeç dhe do të kërkohet patentë shofer. Në brendësi të E-Kick është një motor elektrik i vogël që lejon skuterin të kalojë nëpër qytet me shpejtësi deri në 20 km / h.

Pasi drejtuesi të arrijë shpejtësinë e skuterit në 6 km / h, ai mund ta rrisë shpejtësinë me pedale. Përveç kësaj, ai mund të zgjedhë në timon shpejtësi të ndryshme: 8, 12, 16, 18 dhe 20 km / h. Motori elektrik drejtohet nga një bateri 408 Wh.

Bateria mund të rimbushet plotësisht në një prizë të zakonshme shtëpiake brenda 2.5 orësh. Gjithashtu gjatë ngarjes, mund të përdorni edhe telefoni tuaj inteligjent, ndërsa mjeti ka edhe një portë USB.

Çmimi i një skuteri shkon deri 2399 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë