Kombetarja

Bledi Shkëmbi: Shqipëria e ka boshtin për Europianin, si të barabartë me Italinë e Kroacinë

Gazet Si - Dy humbjet e fundit të Kombëtares në miqësore nuk prishin punë, sepse në fund të fundit, ishin teste nga ana e trajnerit në kuadër të përgatitjeve për Euorpianin e Gjermanisë. Mëgjithatë, ato dy sfida ushqejnë debatin në lidhje me listën zyrtare të eventit të verës.

Një diskutim ky që nuk vlen në këtë moment, sipas gjykimit të Bledi Shkëmbit, ish-futbollstit të Kombëtares dhe disa skuadrave në elitën e futbollit shqiptar, aktualisht trajneri i Shqipërisë U-17.

Për Gazeta Si, ish-kapiteni i Skënderbeut shprehet se aktualisht as vetë trajneri Silvinjo nuk e ka të qartë se kush do të jetë në listë, sepse do edhe shumë kohë që të mbyllet sezonit dhe llogaritë bëhen në qershor.

Shkëmbi e nis disuktimin nga dy miqësoret e fundit të kuqezinjve. “Miqësoret me Kilin dhe Suedinë ishin në shërbim të trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij për të parë lojtarët e grumbulluar. Është pak e vështirë që të shohësh mirë lojtar në një apo dy ndeshje, megjithatë ky është qëllimi i këtyre testeve.

Ndeshja me Kilin nuk na la një shije të mirë, ndërsa me Suedinë Shqipëria reflektoi në fushë. Reagoi mirë dhe u kthye në atë nivelin e lojërave që ishim mësuar të shikoninm gjatë eleiminatoreve. Mund të kishim shënuar dhe mund të kishim marrë një barazim, por rëndësi ka loja dhe informacioni që stafi teknik ka marrë për ekipin.

Lista vendoset në qershor
Për çështjen e listës zyrtare të Europianit, Shkëmbi thotë se është e kotë të diskutohet kaq shumë kaq kohë përpara: “Janë edhe mbi dy muaj kohë dhe nuk mund të bësh asnjë llogari. Tani llogaritë nuk mund të bëhen për një javë dhe jo për kaq kohë. Sepse shumë gjëra varen nga forma e lojtarëve dhe as vetë trajneri nuk e di tani listën.

Deri në qershor, kur të vendoset përfundimisht për listën, do të shohim si do të jenë lojtarët. Shpresojmë të mos kemi dëmtime dhe të kemi formën e duhur sportive. Unë do të thosha se boshti është ai i eliminatoreve, me lojtarë si Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani e me radhë. Për pjesën tjetër, siç e thashë, vendos qershori”.

Numri 10, shkembi ‘zgjedh’ Bajramin
Për numrin 10, të cilin Shkëmbi e ka mbajtur mbi shpinë për shumë kohë dhe është një rol që e njeh shumë mirë, shprehet se më adapt është Nedim Bajrami:

“Ernest Muçi ka bërë hapa përpara goxha, është rritur dhe është një lojtar shumë i mirë. Por mendoj se Nedim Bajrami, me atë që kemi parë në eliminatore, është më i përshtatshëm për të bërë numrin 10 në Kombëtare. Por ndoshta edhe të dy mund të luajnë bashkë pa problem”.

Bledi Shkembi ne stervitje me Kombetaren U-19

Kundër Italisë dhe Kroacisë, si të barabartë
Në fund edhe një parashikim për atë çfarë mund të bëjë Shqipëria në Europianin e Gjermanisë: “Jemi në një grup shumë të fortë, kjo dihet. Nuk ka nevojë ta them unë. Përballemi me skuadra të një niveli të lartë.

Për mendimin tim, kundër Spanjës, për mënyrën se si kjo skuadër luan, do ta kemi shumë të vështirë për të marrë rezultat, për të mos thënë të pamundur. Spanja është pretendente kryesore për vendin e parë në grup.

Me Italinë dhe me Kroacinë besoj se do të kemi shanset tona për të marrë rezultat. Mund të them se mund të ndeshemi si të barabartë me këta dy kundërshtarë dhe me pak fat mund të marrim pikë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë