Makina

“BlackFly” ose makina fluturuese e përballueshme nga të gjithë

Që kur makinat u shpikën, njerëzit janë përpjekur t'i bëjnë të fluturojnë. Dhe tani, pas një pune të gjatë disavjeçare, krijuesit ia kanë arritur qëllimit: Kanë projektuar makinën fluturuese që nuk do të ketë nevojë për leje pilotimi.

Makina BlackFly e krijuar Kaliforni mund të udhëtojë deri në 40 kilometra me shpejtësi maksimale thuajse 100 km/orë. Krijuesit e saj thonë se me kalimin e kohës kjo makinë nuk do të ketë ndonjë çmim të papërballueshëm, ajo mund të kushtojë sa një makinë sportive. Kitty Hawk, themeluesi i një start-up-i tjetër amerikan i mbështetur nga themeluesi i Google, Larry Page, gjithashtu është duke testuar makinën e tij personale në Las Vegas. Edhe disa kompani të tjera rivale janë duke zhvilluar makina fluturuese nëpër botë.

Krijuesi i BlackFly është kompania “Opener” me bazë në Palo Alto. Kjo makinë fluturuese është testuar në Kanada, ku edhe kishte marrë autorizim për të funksionuar.Ashtu si modeli Kitty Hawk edhe BlackFly mund të përshkruhet si një dron që mbart njerëz, nga që nuk është i dizajnuar për rrugë. Makina mund të mbartë një person dhe mbështetet nga tetë sisteme të shtytjes, të shpërndara në dy krahë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë