Drejtësia

Biznesmeni i bananeve lihet në burg për kokainën, avokati: Nuk kishte dijeni

Gazeta Si - Biznesmeni i bananeve, Eduard Dauti, pronari i kompanisë “Alba Exotik Fruits” në Tiranë, ka deklaruar këtë të shtunë në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike.

Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”, I akuzuar për importimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Amerikën Latine në Shqipëri, në të cilët u gjend kokainë.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

Sipas tij, klienti i tij nuk është dorëzuar më herët për shkak të problemeve shëndetësore dhe theksoi se ai kishte ndërmend të dorëzohej.

Avokati shtoi se klienti i tij është bashkëpunues me prokurorinë dhe se kërkoi që të jepej një masë më e zbutur se ajo e arrestit me burg.

“Ne e kemi bërë publike rastin e kompanisë sepse të kemi të bëjmë me futjen shumë ndryshe të lëndës së kokainës në kontejnerë përmes ventilimit. Kjo fillon qysh nga shoqëria që e përgatit produktin dhe siguria e portit dhe transportit që mbajnë përgjegjësi, - tha avokati. - Ka prova se Dautaj dhe vëllai i tij nuk kanë asnjë lidhje me rastin. Ne kemi qenë shumë bashkëpunues me prokurorinë dhe kemi dhënë të gjitha provat e nevojshme”.

Në të paktën 6 raste në kontinjerët e kësaj kompanie, policia e Durrësit arriti të gjejë sasi që varionin nga 7 deri në 20 kg kokainë, të cilat ishin fshehur na kapakët e ftohjes së kontejnerëve.

Rasti i fundit, ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë