Ekonomi

Bizneseve me xhiro nën 14 mln lekë u shtyhet tatimfitimi, s’paguajnë tatim mbi të ardhurat

Denaj i kërkon parlamentit të votojë huanë prej 190 mln euro të FMN-së

Ministrja për Financat dhe Ekonominë nga foltorja e parlamentit në seancë plenare ka bërë me  dije se bizneseve me xhiro nën 14 mln lekë në vit do t’u shtyhet tatimfitimi, kurse taksat për bizneset me mbi 14 milionë lekë xhiro do shtyhen deri në tetor, dhe do paguhen në periudhën tetor- dhjetor 2020, kurse të papaguarat në 2021.

"Po ju parashtroj disa akte normative. Parlamenti ka miratuar shtyrjen paraprake të kësteve të tatim fitimit nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve. 49 mijë biznese. Janë 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e afatit të bilanceve”- tha ajo.

Sipas saj, për tatimin mbi të ardhurat, për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguhen për këtë vit këstet, kurse bizneset mbi 14 milionë lekë do shtyhen për në periudhën e njëjtë të vitit tjetër. Edhe call- center nuk do paguajnë për këtë vit.

Ajo i ka kërkuar gjithashtu parlamentit të votojë huanë e FMN-së e cila do të shkojë sipas saj drejtpërdrejt për rimëkëmbjen ekonomike.

“Për huamarrjen nga FMN. Menjëherë pas vlerësimit për një impakt në defiçitin buxhetor prej emergjencës së pandemisë, qeveria negocioi me FMN për aktivizimin e shpejtë të këtij instirumenti. 190 milionë euro do i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike. Do të jetë kredi për 4.5- 5 vite me interest të ulët 0,4 %. Për të finalizuar më shpejt këtë process ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj”- tha Denaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë