Nga Gazeta ‘SI’ – Konsumatorët dhe bizneset shqiptare ishin pesimistë për ekonominë e vendit edhe gjatë muajit shkurt. Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi ra me 2.6 pikë nga janari në shkurt.
Pesimizmi i konsumatorëve vijon për të katërtin muaj radhazi. Ata nuk besojnë se do të ketë një përmirësim të situatës financiare dhe nuk janë ende gati për blerje të mëdha. Por konsumatorët presin rënie të çmimeve, edhe të punësimit.
Bizneset tregtare patën rënien më të madhe të besimit në ekonomi, me 10 pikë përqindje, nga janari në shkurt. Kjo është ndikuar nga parashikimet për rënie të kërkesës dhe ecuruisë së biznesit. Tregtarët presin rritje të çmimeve.

Rënie të madhe ka shënuar edhe besimi në industri, me 8.6 p.p., ndikuar nga pritshmëritë në rënie për prodhimin dhe kërkesën. Bizneset e industrisë presin rënie të punësimit dhe çmimeve.
Besimi në sektori e shërbimeve ra me 2.2 pikë përqindje, pasi këto biznese presin rënie të aktivitetit dhe kërkesës. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë gjithashtu në rënie.
Ndërtimi është sektori i vetëm optimist për ekonominë e vendit, me besimin që u rrit me 6.8 p.p. ndërtuesit presin rritje të aktivitetit, çmimeve dhe punësimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.