Lajme

Biznesi me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit, nuk do paguajë TVSH

Qeveria ka vendosur sot Këshillin e Ministrave se do të rritet tavani nën të cilin nuk paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar. Ai nga 2 milionë lekë shkon në 10 milionë lekë.

Ky vendim është lajmëruar edhe më parë nga Ministrja e Financave e cila më herët ka deklaruar se deri në 2029, pra për 10 vite biznesi i vogël që ka xhiro nën 10 milionë lekë në vit nuk paguan TVSH.
Vendimi do të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të jetë i vlefshëm për 10 vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë