Ekonomi

Bizneset europiane po shkurtojnë vendet e punës për shkak të recesionit ekonomik

Bizneset europiane po shkurtojnë vendet e punës pasi mbylljet e vazhdueshme nga Covid-19 e drejtuan ekonominë në një recesion të dyfishtë ekonomik.

Përgjatë 4-mujorit të parë punësimi ra me 0.3% në Europë dhe ekonomia u tkurr me 0.6% po gjatë të njëjtës periudhë.

Gjithsesi, situata duket më  e mirë me nisjen e procesit të vaksinimit dhe rihapjen e shumë bizneseve.

Komisioni Evropian kohët e fundit ripërsëriti perspektivën e tij ekonomike pasi mori në konsideratë planin e stimulit fiskal të përbashkët për 800 miliardë euro të rajonit për herë të parë, duke parashikuar rritje të zonës euro me 4.3% këtë vit dhe 4.4% në 2022.

Rimëkëmbja është ende e pabarabartë, Franca, Spanja dhe Italia ë nuk do të arrijnë nivelet e tyre të prodhimit para-pandemik deri vitin e ardhshëm.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë