Treg

Bitcoin bën histori, kalon vlerën e 70 mijë dollarëve

Bitcoin ka prekur për herë të parë çmimin e 70 mijë dollarëve, duke e bërë atë vlerën më të lartë në histori.

Në orët e fundit të 8 marsit, kriptomonedha arriti të tregtohej me 70.102 dollarë, por në pak minuta ra u stabilizua në 68.317 dollarë.

Që kur BTC u miratua për tregtim në burs si një ETF, industria është rritur me miliarda dollaë.

Për kritikët e kriptomonedhës, kjo është vetëm një periudhë euforie dhe shumë shpejt ajo do të zhvlerësohet sërish.

Investitorët po presin dhe procesin e përgjysmimit, “halving”, që pritet të ndodhë gjatë prillit, ku do të ulet sasia e prodhuar e BTC. Kjo, sipas analistëve, do të rrisë më tej çmimin, pasi do të ulë ofertën e kriptomonedhës në treg./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë