Treg

Bitcoi po ‘shijon’ falimentimin e bankave, arrin vlerën më të lartë për 2023-shin

Bitcoin (BTC) po shijon rritje të përditshme edhe pse sektori bankar po goditet çdo ditë. Kriptomonedha më e madhe në botë, është në limitet e 25 mijë dollarëve, vlera më e lartë për këtë vit.

Në të njëjtin trend me BTC shkua dhe kriptot më të vogla, si Ether që u rrit në 1.7 mijë dollarë. Ditët e fundit paniku bankar në SHBA ka mundësi të ndalojë dhe një rritje të normës së interesave, që pritej të ndodhte javën e ardhshme, nga banka qendrore e SHBA, FED.

Huamarrja dhe huadhënia ndërmjet bankave është një komponent thelbësor i sistemit bankar që i ndihmon bankat të menaxhojnë nevojat e tyre të menjëhershme për likuiditet. Kur tregu i huadhënies ndërbankare është i tensionuar ose jofunksional, bankat përballen me rrezik më të madh të likuiditetit, i cili mund të rezultojë në falimentim.

"Stresi i sektorit bankar forcon rastin për pauzën e Fed javën e ardhshme. Përfituesit e mundshëm nga stresi financiar janë ari dhe bitcoin - aktivet e forta," i tha CoinDesk autori i buletinit popullor Crypto is Macro Now.

Rritja e treguesit të stresit bankar vjen pas dështimit të tre bankave amerikane, përfshirë Silicon Valley Bank, Signature dhe Silvergate, brenda pesë ditëve dhe ka nxitur investitorët të rivlerësojnë perspektivën e tyre për normat e interesit dhe rolin e kriptomonedhave


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë