Futboll

Bin Laden i përfshirë në futboll, investime në klubin e njohur anglez

Një i afërm i ish-udhëheqësit të organizatës terroriste al-Kaeda, Osama bin Laden, u përfol në diskutimet rreth investitorëve potencialë në klubin e futbollit të Sheffield United që sapo është ngjitur në Premier League. Shpallja u shfaq gjatë një beteje në Gjykatën e Lartë midis bashkëpronarëve të Kevin McCabe dhe princit Abdullah bin Mosaad bin Abdulaziz al Saud - një anëtar i familjes mbretërore saudite.

Kevin McCabe dhe princi saudit, janë përfshirë në një betejë ligjore. Në konflikt janë përfshirë të dyja kompanitë që kanë aksione të klubit anglez. Sheffield United Ltd, një kompani e kontrolluar nga McCabe dhe familja e tij dhe UTB LLC, një kompani e kontrolluar nga Abdullah, të cilat dëshirojnë deklarimin e të ardhurave në lidhje me të drejtat që janë përcaktuar në marrëveshjen investimit dhe të ndarjes së aksioneve.

Një nga investitorët e përmendur në atë takim ishte Saleh Mohammed bin Laden, një biznesmen saudit dhe pjesë e familjes së terroristit më të famshëm të shekullit Osama Bin Laden. Emri i familjarit të Bin Laden kishte dalë nga pala e familjes së McCabe, që deklaruan se ata nuk do të donin të shkonin në një partneritet me një kompani investimi me familjarë të Bin Laden ".

Sipas medieve britanike, anëtari i familjes së Bin laden kishte rëndë dakord që me përfshirjen në këtë biznes do të investonte 10 milionë paund, të nevojshme për qëndrimin e klubit sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit britanik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë