Sociale

Bilanci nuk ndryshon / 4 të vdekur dhe 302 raste të reja nga Covid-19

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur me Covid-19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi.
Gjithashtu Ministria ka njoftuar se gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
196 të prekur në Tiranë,
31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,
8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,
4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,
2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar," thuhet në njoftim ndërsa përsëriten këshillat për qytetarët që duhet të zbatojnë rregullat anti-Covid.
Gjithashtu, sipas udhëzimit duhet të kontaktoni mjekun e familjes nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 ose të kontaktoni në numrin 0800 40 40 për të marrë shërbim psikologjik apo të flisni me mjekun e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966
Durrës          755
Shkodër       491
Fier          511
Korçë  479
Lezhë          379
Elbasan       344
Vlorë           308
Berat           222
Kukës          190
Dibër            96
Gjirokastër    96


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë