Moti

Bien temperaturat, e premtja vazhdon me reshje shiu

Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira e me rrebeshe në mesditë. Të premten priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës priten reshje lokalisht mesatare. Gjithashtu të dhënat e IGJEUM tregojnë se pritet nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Tiranë dhe Berat pritet nivel “I ULËT” rreziku. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 17-25 gradë celsius.  

Në vendet e ulëta: 16-26 gradë celsius.  

Në vendet malore: 10-19 gradë celsius. 

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë