Makina

Bien shitjet e FIAT në Itali

Duket se italianët po heqin dorë nga blerjet e makinave të markës FIAT, krahasuar me një vit më parë.

Shitja e makinave të reja ka shënuar një rënie prej 10 përqind në muajin janar. Marka me një rekord më të ulët të shitjeve janë makinat e markës FIAT.
Italianët kanë blerë rreth 165,536 makina të reja, ndërsa vetëm 24,445 automjete janë shitur nga FIAT.

logo hippo

FIAT shënoi një rënie të madhe në shitjet në Itali me 28.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 kur u dorëzuan 34.313 makina.

Si rezultat, pjesa e tregut e këtij prodhuesi ra për herë të parë nën 15%, pasi ajo ishte 14.8% në janar. Marka e dytë më e famshme në Itali në janar ishte VolksWagen (14.865 makina të shitura, një pjesë tregu prej 9.0%) dhe Peugeot në vendin e tretë me 11.346 makina ose 6.9%.

Në vendin e katërt është Ford dhe Opel në vendin e pestë. Shitja e makinave të reja në Itali në vitet e fundit është stabilizuar në rreth 1.8-1.9 milion në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë