Komunitet

Bien aksionet në Kinë pas përhapjes së koronarovirusit

Aksionet në Kinë po përjetojnë ditët më të këqija në më shumë se tetë muaj pasi virusi vdekjeprurës është shpërndarë në vend, duke detyruar zyrtarët të izolojnë Wuhan, qytetin kryesor ku virusi u zbulua.

Vlerat e China's Shanghai Composite (SHCOMP) ranë gati në 3.2% të enjten pasdite, duke përshpejtuar humbjet e mëparshme. Është përqindja më e ulët e ditore e këtij indeksi që prej majit të kaluar, kur Presidenti Donald Trump do të kërcënonte Kinën me tarifa të reja.

Indeksi Hang Seng i Hong Kongut (HSI) ra në afro 2.2% duke humbur më shumë se 4% këtë javë.

Nikkei 225 i Japonisë (N225) ra ndjeshëm në 1%, teksa Kospi i Koresë së Jugut ra në 0.9%.
Problemi i Kinës me koronarovirusin po bëhet edhe më keq. Numri i të vdekurve nga sëmundja ka shkuar në 17. Më shumë se 500 njerëz janë infektuar, shumica në vendin e origjinës Kinë, megjithatë sëmundja është përhapur deri në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Organizata Botërore e Shëndetit do të vendosë nëse përhapja e virusit përbën "një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar ose jo".

Tregjet aziatike u zvarritën disi të mërkurën, edhe pas përhapjes së virusit. Por humbjet tani po thellohen: Shpërthimi përkon me Vitin e Ri Hënor, gjatë të cilit miliona njerëz udhëtojnë në të gjithë rajonin.

Në veçanti, industria e udhëtimeve në Kinë po synon mbylljen e tregut. Rregullatori i linjave ajrore të vendit ka udhëzuar kompanitë ajrore kineze që t'u ofrojnë udhëtarëve që kanë rezervuar fluturime për në Wuhan, anulime falas nëse kërkohet, ndërsa mediet kanë cituar autoritetet hekurudhore të Kinës që thonë se po u ofrojnë pasagjerëve anulimin falas të udhëtimeve të rezervuara me tren për në këtë qytet.

Aksionet mjekësore kanë vazhduar të rriten. Aksionet e Zhende Medical dhe Jiangsu Nanfang Medical u rritën në10% në Shanghai, kufiri maksimal ditor.

Ky virus po i kujton botës SARS-in, virusi i frymëmarrjes që infektoi më shumë se 8,000 njerëz dhe vrau 774 në një pandemi që përfshiu Azinë dhe u përhap deri në Kanada gati dy dekada më parë. Virusi i zbuluar në Wuhan është nga e njëjta familje si SARS.

Larry Hu, një ekonomist në Macquarie Capital, vuri në dukje se shpërthimi i SARS ndikoi në rritjen e PBB-së së Kinës atë tremujor në 2003. Megjithëse ai shtoi se ekonomia u tkurr pasi virusi u zhduk.

Ne kemi kaluar një rrugëtim të gjatë nga SARS në 2003," tha Jeffrey Halley, një analist i lartë i tregut për Azinë e Paqësorit në Oanda, citoi ai në një shënim për klientët sot (të enjten). Ai tha se rënia në tregjet aziatike "duket më shumë parandaluese sesa e drejtuar nga paniku".

Tregjet në Kinë do të mbyllen për një javë duke u nisur nga e premtja, që shënon vigjiljen e Vitit të Ri hënor./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë