Shendet

Bie poshtë kërkesa e FDA, “Juul” do të vazhdojë shitjen e cigareve elektronike

Administrata e Ushqimit dhe Barnave pezulloi ndalimin e saj për cigaret elektronike të "Juul" ndërsa kompania ka apeluar vendimin e FDA për të pezulluar shitjet në fund të qershorit.

FDA kërkoi pezullimin e shitjeve të cigareve elektronike nga "Juul" sepse sipas FDA, kompania nuk kishte dhënë informacion për përmbajtjen e cigareve.

Juul apeloi vendimin dhe gjykata federale përkohësisht refuzoi kërkesën e FDA.

Joe Murillo, shefi rregullator i Juul tha në dosjet gjyqësore se FDA nuk e vlerësoi të gjithë aplikimin e saj dhe se mori vendimin për të ndaluar produktet e Juul bazuar në presionin politik. Ai tha se Juul do të vazhdojë të shesë produktet e saj.

"Ne mbetemi të sigurt në cilësinë dhe përmbajtjen e produkteve tona dhe besojmë se në fund do të jemi në gjendje të demonstrojmë se produktet tona përmbushin në fakt standardin ligjor për të qenë të përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik", tha Murillo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë