Politike

Bie nisma për përjashtimin e Berishës dhe Ruçit nga politika

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 13 vota projektligjin e propozuar nga opozita e re në Kuvend për lustracionin, i cili nëse miratohej përjashtonte automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist, duke përfshirë edhe Gramoz Ruçin, i cili ka qenë ministër i Brendshëm në vitet e fundit të diktaturës.

Murrizi u shpreh gjatë fjalës së tij se ky është një ligj i domosdoshëm për shkak se pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit nuk mund të ketë në poste të rëndësishme individë që i kanë shërbyer regjimit, duke theksuar se largimi i tyre nuk shkakton vaukum për shkak se janë një numër i vogël.

"Të hapin krahun, lekë kanë bërë sa të duash, mos u shisni dëngla shqiptarëve. Disa janë si udhëheqës të reformës në drejtësi, kjo është turp. Për 4-5 veta nuk u bë qamti. Zoti Fino kërkoj mbështetjen tënde. Mos bëhemi pis kot. Zoti Manja nuk bie shumica, nga 78 deputetë apo 82, do të mbetesh me 76, garantoje Ramën se nëse ka problem për të qeverisur pa spiunë, do u lutem unë deputetëve të krahut tjetër ta votojnë vetëm të ikin spiunët. Hajde ti qërojmë edhe rrimë rehat. Deri në 2021 do të votoj unë për të mbajtur shumicën në këmbë vetëm të heqim spiunët" tha Murrizi.

Deklarata e tij u rrëzuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, si dhe relatori i çështjes Alket Hyseni të cilët sollën në vëmendje faktin se ky ligj është përmbledhje i dy ligjeve të ngjashme të cilët janë rrëzuar në 10-vjeçarin e fundit nga Gjykata Kushtetuese.

Duke qenë se jemi një vend që nuk jemi ndarë nga komunizmi i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë që tashmë që nuk sjell kaos në administratë që brezi i parë i të diplomuarve në vitet e pluralizmit është 45-47 vjeç", tha Murrixi. "Nuk krijohet vaukum në administratë, në bashki dhe institucione qendrore. Në 2016 Kuvendit kaloi Reformën në Drejtësi dhe sot mendoj se në organet e asaj drejtësie të mos ketë ish-hetues që kanë ushtruar dhunë në viktimat e komunizmit që kanë vuajtur nga ligjet e diktaturës. Nuk them të përjashtohen por të mos jenë administratë e lartë dhe individë të zgjedhur nga qytetarët. Unë besoj që në 30 vite pas komunizmit nisur nga rezolutat e KE që kanë këto kritere të bëjmë një projektligj në përputhje me mentalitetin shqiptar."

Por Manja u shpreh se për sa kohë këta individë vazhdojnë të votohen nga qytetarët, nuk ka arsye që legjislacioni t’i privojë nga kandidimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë