Kosova

Bie kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës nga erërat e forta. Lëndohet një vajzë. Dëme të shumta materiale (foto)

Nga Gazeta 'Si'- Si pasojë e erërave të forta, ka rënë pjesa e kulmit e ndërtesës së Komunës në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se një femër është dërguar në Emergjencë pas lëndimeve që ka marrë.

“Rreth orës 13:00 është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para, është raportuar për një person të lënduar - femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai shtoi se aktualisht Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

Nga fotot vihet re se dëmet materiale janë të shumta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë