Sociale

Bie interesi për vaksinën, Nelaj: Shkak situata e qetë

Shqiptarët kanë ulur interesin për vaksinën antiCovid. Përgjegjësja e vaksinimit Erinda Nelaj ka shpjeguar për mediat se refuzimet për vaksinën në këtë periudhë lidhen me situatën e qetë nga pandemia. Por ekspertja ka theksuar se Shqipëria është ende e rrezikuar nga pandemia. Ajo bën thirrje për imunizimin me të dyja dozat, pasi edhe Shqipëria është e rrezikuar nga mutacioni indian.

“Kushtet e nxehta ta motit kanë ndikuar. Por edhe janë relaksuar pak pasi është ulur numri i rasteve. Duhet të jemi të vëmendshëm. Është rritur numri i rasteve në Greqi, vendet e rajonit. Fakti që vera është momenti kur ne bëjmë shkëmbime mund të bëjë që të kemi rritje të rasteve. Kështu që është e rëndësishme të vaksinohemi tani, që të kemi mundësit ë marrim dozën e dytë”," tha ekspertja.

25% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë kundër Sars-Cov-2. Ndërsa më pak se gjysma e kanë mbyllur vaksinimin me të dyja dozat. Pavarësisht kërkesave nga qytetarët për të alternuar vaksinat, ekspertët në vend ende nuk kanë marrë një vendim për këtë çështje që tashmë është kthyer në diskutim mbarëbotëror.

Rënien e interesit për vaksinime e ka konstatuar edhe Gazeta "Si" në një reportazh të kryer javën e kaluar. Gjatë kontrrollit vizual qendra e vaksinimi në sheshin "Skënderbe" ishte e boshatisur edhe nga vaksinatorët e personat që kryenin regjistrimet. Në brendësi të çadrave të vaksinimit qëndronin vetëm dy policë që udhëzonin qytetarët që numëroheshin me gishta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë