Ekonomi

Bie besimi i investitorëve për të ardhmen afatshkurtër të eurozonës

Konfidenca e investitorëve e analistëve për të ardhmen 6-mujore ekonomike të eurozonës shënon vlerësimin më të ulët këtë muaj, në prill, sipas treguesit Sentix (Sentix’s Index). Aryseja duket se është reçesioni i ekonomisë i shkaktuar nga koronavirusi i cili po mban peng tërë ekonominë botërore.

Treguesi Sentix i eurozonës ka rënë në -42.9 këtë muaj nga -17.1 që ishte në mars.

Sipas drejtuesit menaxherial të kompanisë Sentix, Patrick Hussy, magnituda e reçesionit është shumë më e fortë krahasuar me muajin mars.

“Situata është shumë më e keqe se ajo e 2009-ës”, shprehet zoti Hussy. “Reçesioni do të jetë mjaft më i thellë e më i gjatë”, shton ai.

Sentix ka marrë në survejim 1173 investitorë gjatë përiudhës 2-4 prill.

“Kurrë më parë nuk ka rënë në mënyrë kaq drastike vlerësimi për situatën aktuale në të gjithë rajonet e botës brenda një muajit”, pohon Hussy.

Në Gjermani konfidenca e investitorëve për të ardhmen afatshkurtër ka rënë gjithashtu në -36.0 nga – 16.9 që ishte në mars, vlerësimi më i ulët ky i besimit të investitorëve për tregun gjerman që prej marsit të 2009-ës.

Impakti i krizës së koronavirusit është amortizuar nga sistemi i mirë i asistencës shtetërore që Gjermania ka për punonjësit e saj.

“Sidoqoftë ky sistem do të ketë një efekt afatshkurtër dhe në skenarin më të mirë do të shtyjë për pakëz kohë kundërpërgjigjen negative të tregut”, deklaron Hussy duke shtuar se nuk shihte për momentin në horizont rimëkëmbje ekonomike.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë