Media Galeri

Biden ‘i ngrirë’, presidenti i SHBA-së shfaq sërish probleme shëndetësore

Në prag të zgjedhjeve amerikane, është vënë sërish në pikëpyetje shëndeti i presidentit Joe Biden. Kjo ka ardhur pas një feste të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, për 11 qershorin që në SHBA është festë kombëtare.

Siç shihet në video, teksa në ritmin e muzikës të gjithë po kërcejnë, përfshirë edhe zv/presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, presidenti amerikan qëndron i “ngrirë” sikur nuk e kupton se çfarë po ndodh rreth tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë