Përveçse është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë, Beyonce është gjithashtu një ndër artistet më të pasura . Përgjatë karrierës së saj gati dy dekada, Beyonce Knowles vazhdimisht është përmendur si një prej yjeve më të paguara në industrinë e muzikës .
Por duket se një karrierë në botën e muzikës nuk është e mjaftueshme për Queen Bey e cila thuhet se ka blerë një kishë në New Orleans. Sipas TMZ, kisha mbi njëshekullore kishte çmim prej 850,000 dollarë dhe dhe ka qenë jashtë përdorimit si një vend fetar për një kohë të gjatë. Kur flitet për kishë, kjo nuk është hera e parë që Beyoncé është bërë lajm – më herët gjatë këtij muaji, Katedralja Grace në San Francisko mbajti meshën ‘Beyoncé Mass’, ku u përfshinë këngët e saj solo dhe ato të njohura të grupit Destiny’s Child. Duket se ky ka qene shkaku ku kengetarja eshte frymezuar per te bere nje blerje te tille.
Kujtojmë që diva e Pop-it është renditur e dyta në listën e CBS, , ndër të famshmit më të paguar në vitin 2017 .
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/05/beja.jpg)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.