Sociale

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë (fotogaleri)

Covid-19 këtë vit ka dhënë ndryshim edhe në botën fetare. Besimtarët ortodoksë në mbarë botën kremtojnë sot të Premten e Zezë, ditën kur Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.

Por këtë vit kishat dhe katedralet ku zhvillohen meshat, ndryshe nga herët e tjera nuk kanë fluksin e mëparshëm. Por ka edhe besimtarë që edhe në këtë kohë izolimi kanë dalë për të kryer ritet fetare.

Siç shihet në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, besimtarët kanë shkuar në Kishën Ortodokse, duke kryer ritet, por edhe duke u kujdesur të mbajnë edhe distancën sociale.

E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Jezu Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë