Ngjarje

Besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, mesazhe dhe nga politikanët

Sot besimtarët katolikë po festojnë Pashkët në mbarë botën. Besimtarët katolikë në Shqipëri u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit” për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.
Arqipeshkvi Mitropolit i Tiranë –Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo në mesazhin e urimit tha

“Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit”. Sipas tij kjo ka një domethënie të madhe pasi nënkupton ata që kënaqen me drogë dhe pornografi dhe ata që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të varfër.
“Më shumë se më parë, tani duhet të angazhoheni për një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore.
Gratë shkuan te varri i Jezusit me shpresë ti tregonin respektin e fundit duke lyer kufomën e tij me erëra. Varrin e kishin mbyllur me një gur të madh, madje edhe të vulosur. Gratë u habitën kur e gjetën gurin e rrokullisur nga varri dhe u habitën shumë kur nuk e gjetën trupin e Jezusit. U shfaqen përbri tyre dy burra me rroba vezulluese dhe i zuri frika. Nga burrat dëgjuan atë qortim: Mos kërkoni të gjallin ndër të vdekurit.
Janë fjalë që sot kanë një domethënie të madhe, sepse shumë njerëz sot po kërkojnë jetën në varr”, shprehet Imzot Xhorxh Frendo.
Ndërsa, Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra uron besimtarët që të mikpresin kumtimin e emrit të Jezusit të Ngjallur, të cilit i kërkon të shpëtojë e lirojë Shqipërinë prej padrejtësive, mendjemadhësisë e etjes për pushtet.
“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, thotë Massafra.
Për besimtarët katolikë nuk kanë munguar urimet edhe nga krerët politikë.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një urim të veçantë për besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Ai ka zgjedhur Memorialin në Kuvendin e Troshanit, vendi ku mësoi u rrit, dhe më pas dha mësim At Gjergj Fishta. “Ju uroj pashkë të gëzuar”, shkruan kryeministri Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10156617763761523/?type=3&theater


Ndërsa, kryedemokrati Lulzim Basha i ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët nga Kisha e Shna Ndoit në Laç.
Lutjet e tij shkojnë edhe për gjithë shqiptarët, sidomos ata më të pamundurit e të sëmurët.
“Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurt, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë”, shprehet Basha.
Ai dha edhe një mesazh për çdo shqiptar, të cilët i ftoi të bashkohen me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga padrejtësitë për një Shqipëri në paqe.
“Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve”, shton më tej Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/428134928015865/?__xts__[0]=68.ARBXpQc2K6HrXR9v-2xNWHBo694tEtrN2gjlo7Hpk6FiB88rO-0XkIjFfIghsE8kHAN8TelB0Qnl9tc_uuYrXuNL93J3cMD4NyIBPN6YaoeNNyRhMHwBUC8G8c1GGcKyHWhKkF8ryCmsYyo21JMMVV3Z2CjBhWtLFPNFcz_zLU0OgOIlc4NEtg0B4ybrWYAPCLOI7MlqY0v_90gxQFx7hutX3OkqUaM2Mcjl_3iOLSGjXbLsVv_yvbLqh731JQlXNHE7sG5zFdzZoyBZT6LGVlfEYhrAmf_oTI5VzrJCu_4DeV2NHsm7ovcSdG1Zznj9iLDCaDQdjMWbqpDNarebA9H0kljjVH2vEds&__tn__=-R


Tradita
Veçori karakteristike e kësaj feste është veza. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.
Në gjuhën angleze, fjala Pashkë përkthehet Easter. Kjo e fundit vjen nga fjala Eostre, emri i një perëndeshe pagane për pranverën dhe fertilitetin. Sipas legjendave, perëndesha Eostre gjeti një zog të lënduar në rrugë, i cili po ngordhte. Perëndesha e transformoi zogun në lepur që të qëndronte ngrohtë brenda gëzofit të tij. Lepuri zog i ishte mirënjohës perëndeshës dhe prodhonte vezë shumëngjyrëshe për të treguar besnikërinë, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj saj. Në shumë vende të botës, Pashkët nisin me gjuetinë e vezëve plot ngjyra të lëshuara nga lepuri i pashkëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë