Ekonomi

Besimi në ekonomi, bie tek konsumatorët. Ndërtuesit më optimistë

Nga Gazeta ‘Si’- Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 1.5 pikë në muajin prill, i ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe konsumatorëve. Ndërkohë, sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit kontribuuan pozitivisht në tregues.

Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.6 pikë përqindje, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për shitjet aktuale, ndërsa pritjet për çmimet vijojnë të rriten.

Besimi i konsumatorëve ra me 3.2 pikë, duke zbritur nën mesataren historike. Konsumatorët presin përkeqësim të gjendjes financiare personale dhe të ekonomisë, si dhe shfaqin më pak gatishmëri për blerje të mëdha.

Në sektorin e shërbimeve, besimi u ul me 1.7 pikë, i ndikuar nga kërkesa më e dobët, ndërsa bizneset parashikojnë ulje të çmimeve.

Nga ana tjetër, ndërtuesit u shfaqën optimistë, me një rritje prej 4.9 pikësh përqindje, e nxitur nga rritja e kërkesës.

Treguesi i besimit në industri u rrit me 1.5 pikë përqindje, i mbështetur nga ecuria pozitive e prodhimit dhe kërkesa për eksporte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë