Ekonomi

BERZH s’ndryshon parashikimin për Shqipërinë: Do të ndikohet nga dobësimi i Italisë

Nga Gazeta ‘SI’ - Banka Europiane për Rindërtim, BERZH, ka parashikuar se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% deri në fund të 2023-shit, njësoj si në parashikimin e bërë në pranverë.

Për vitin 2024, Banka parashikon rritje të ekonomisë së vendit deri në 3.3%, mbështetur nga performanca e fortë e turizmit dhe forcimi i monedhës kombëtare.

BERZH thekson se rritja mesatare e ekonomisë së Shqipërisë nuk do të jetë shumë e lartë, pasi ‘penalizohet’ nga dobësitë në ekonominë fqinje ku Shqipëria është e varur fort, Italinë.

Për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon një rritje 3.4% vitin e ardhshëm.

“Ekonomitë në Ballkan po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut të jashtëm për financimin e borxhit, me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që emetuan eurobono në gjysmën e parë të 2023, dhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të angazhuar në programe financimi të vazhdueshme me Fondi Monetar Ndërkombëtar”, përfundon Banka parashikimin për rajonin e Ballkanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë