Politike

Berisha: Rama përdori McGonigal për t’i hequr Doshit dhe Dakos nongratat e SHBA-së

Gazeta Si - Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nxjerrë të tjera akuza në lidhje me atë që e cilëson si skandalin për çështjen e hetimit të ish-shefit të FBI-së, Charles Mcgonigal. Ai u shpreh se Rama angazhoi McGonigal për të për të ndihmuar miqtë e tij, Vangjush Dakon, Tom Doshin.

“McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. Ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Me 225 mijë dollarë thuhet në dokument, 500 mijë të tjera nga një bankë e Qipros, por edhe miliona të tjera, thuhet gjerësisht. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe të tjerë të shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit”, tha Berisha.

Charles McGonigal, ish-agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Gazeta Si, 31 janar 2023

Sakaq Berisha sulmoi dhe grupimin tjetër të demokratëve, Bashën dhe Bardhin, që sipas tij, po i bëhen mburojë Ramës në lidhje me këtë çështje

“ E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.

Deputeti Gazment Bardhoi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo”, theksoi Berisha.

Ndërsa një tjetër akuzë e lëshuar nga ish-kryeministri Berisha ishte se McGonigal ka takuar prokurorë, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotfuqishëm. “Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë”, - shtoi Berisha. Gjatë fjalës së tij ai paralajmëroi nisjen e protestave të fuqishme kundër qeverisë, pasi sipas tij, me Ramën kryeministër Shqipëria nuk ka një stabilitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë