Politike

Berisha për Bashën: Rama gjeti tek ai një qenie të dobët, s’po flas për gjera të tjera më përvëluese

Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se ish-kryeministri dhe “oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur në aferën e Portit të Durrësit”.

Berisha i kërkoi Bashës të flasë me emra.

 “...Nëse ka një akt makbethian të Ramës, absolutisht më të rëndë, përfshirjen e kreut të opozitës në aferën e projektit të Durrësit.

Di një vend tjetër ku kreu i opozitës ishte marrë peng me dokumente dhe ngeli 20 vite në krye të opozitës.

Populli priste t’i çonte në fitore. Ai gjeti një qenie të dobët, por kryeministri s’mund ta bëjë dot kurrë atë.

Vendi duhet të ketë opozitë, t’i e lufton opozitën por jo në këtë mënyrë. Shfrytëzon një njeri të dobët dhe e fut në aferë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë.

Atë e quaj mega krimin më ët madhe ekonomik, Portin e Durrësit. S’ka qëllim tjetër nga Sali Berisha, sa i përket ndonjë njeriu afër meje, Basha le të flasë me emra.

S’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto, po them kaq”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë