Sali Berisha është pyetur shpesh që pas 2013-s nëse e mendon rikthimin në krye të Partisë Demokratike dhe në të gjitha rastet e ka përjashtuar këtë, duke deklaruar se PD e ka kryetarin e saj dhe ai është Lulzim Basha.
Por, tani Berisha nuk e ka më këtë mendim dhe për herë të parë që pas humbjes së zgjedhjeve dhe dorëheqjes si kryetar i PD ka “kërcënuar” Bashën me rikthim.
“Kurrë mos thuaj kurrë! (Never say never)! E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më,” deklaroi Berisha në një intervistë për Syri TV.
Deklarata sinjal për Lulzim Bashën u bë vetëm dy ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike dhe pas shpalljes së Berishës si person “non grata” nga SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.