Politike

Berisha kundër ligjit: Po rrisni rrogat për vete, për të tjerët bëni indeksim

Sali Berisha dha votën kundër ligjit për rritjen e pagave. Ai shpjegoi edhe arsyet se pse.   

“Nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm.

Sepse institucionet e pavarur kanë përllogaritur dhe gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, defakto zbrisni me 1 përqind në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve, përveç Gardës e cila rritet me 3-4 për qind.

Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim thjeshtë me inflacionin 1-vjeçar, të rritjes nga viti 2022-2023. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus”, tha Berisha i cili kishte depozituar një draft për rritjen e minimumit jetik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë