Politike

Berisha i la zona të lira për 14 majin, PBDNJ përcakton kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq (EMRAT)

Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit.

Primaret nuk nxorën kandidatë në këto zona, duke i lënë zona të lira PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët.

Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin, ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë