Politike

Berisha flet me gishta, Këlliçi e lidh në FB. Rama nxehet me Nikollën por shfaqet i butë me Sulën (ç’nuk u pa nga debati)  

Seanca parlamentare e së enjtes filloi me debate që nuk zgjatën shumë, por aq sa për tu bërë virale në mediat për fotot që përcollën madje edhe video.

E tillë ishte bllokimi i foltores së Kuvendit nga Berisha, rrethimi i tij me deputetët mbështetës, urdhërat e tij ndaj deputetëve me shenja, drejtimi i gishtit drejt Edi Ramës, kafja e këtij të fundit e deri tek nxehja e Ramës me Lindita Nikollën, gjatë kohës që Berisha kishte bllokuar podiumin.

Gjatë ndërprerjes së seancës, Belind Këlliçi u pa ti mbushte gotën Berishës dhe ta ndihmonte që të lidhej Live ne faqen e tij në Facebook

Në seancë pati replika edhe mes Petrit Vasilit dhe Taulant Ballës, gjithçka e iniciuar nga koha e lënë në dispozicion për diskutimet për Portin e Durrësit që gjetën qetësi vetëm pas një mbledhje të shkurtër të konferencës së kryetarëve.

       

Gjatë rifillimit të seancës u pa edhe një komunikim i afërt mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Dashnor Sula  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë