Pësoi dy gola nga Juventusit, por Etrit Berisha ka bërë një ndeshje të madhe në Torino, ku skuadra e tij humbi 2-0. Jo më kot shtypi sportiv italian i ka thurur elozhe, duke e vlerësuar si lojtarin e ndeshjes. Portieri kuqezi është vlerësuar me notën 8 dhe ishte më i miri jo vetëm për Spalin, por për të dyja skuadrat. Po me notën 8 është vlerësuar edhe Miralem Pjaniç, autori i golit të parë të Juventusit, por pritjet spektakolare të Berishës kanë marrë më shumë vëmendje.
Berisha (nota 8) – “Numra impresionantë. Ndeshja duhej të ishte mbyllur të paktën 4-0 në favor të Juventusit, nëse nuk do të ishte në portë Etrit Berisha. I jashtëzakonshëm në fundin e pjesës së parë me një pritje ndaj Ramseit dhe në pjesën e dytë një mur i vërtetë. I pafajshëm në golat e pësuar nga Pjaniç dhe Ronaldo. Pritje për duartrokitje”. Ky është vlerësimi i shtypit sportiv italian për paraqitjen e Berishës, në një ditë të shkëlqyer, por pritjet e tij nuk mjaftuar për të shmangur humbjen e Spalit.

Juventusi ka marrë përkohësisht kryesimin e Serisë, me 16 pikë, 1 pikë para Interit, që luan në fushën e Sampdorias. Etrit Berisha është dalluar edhe në ndeshje të tjera të Spalit në këtë kampionat, ku pas 6 ndeshjesh qëndron në vend të fundit, me 3 pikë dhe me 3 humbje radhazi. Etrit Berisha i vetëm nuk mund të bëjë asgjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.