Kombetarja

Berisha bashkohet me grupin në stërvitje, aktivizimi kundër Suedisë ende në dyshim

Gazeta Si – Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore para miqësores me Suedinë, e dyta pas asaj me Kilin, ku Shqipëria u mund thellë, 3-0. Trajneri Silvinjo pret të tjera përgjigje në këtë test, në kuadër të Europianit.

Lajmi i mirë për trajnerin brazilian është rikthimi i portierit Etrit Berisha, i cili e ka lënë pas dëmtimin. Megjithatë, stafi teknik nuk do të rrezikojë dhe në momentin e fundit do të vendosë, nëse Berisha është 100% gati apo jo.

Seanca e fundit është programuar të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena”, ku të hënën, në orën 19:00, do të luhet ndeshja me Suedinë. Mungojnë edhe në këtë ndeshje për shkak dëmtimi Ismajli, Ajeti dhe Uzuni.

Pas atij zhgënjimi me Kilin, ku skuadra ishte larg asaj që u pa në kualifikueset e Europianit, pritet që kuqezinjtë të tregojnë një tjetër nivel me Suedinë. Trajneri Silvinjo me siguri do të bëjë disa lëvizje në krahasim me formacinin që luajti të premten ndaj Kilit në Parma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë