Politike

Berisha akuza Veliajt: Përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës

Sali Berisha e fokusoi vëmendjen politike tek Erion Veliaj për dosjen e inceneratorëve, duke shmangur debatin e ditës, atë për Arben Ahmetajn.   

“...Erion Veliaj provohet nga dokumente zyrtare se është iniciatori i propozimit të djegësit të Tiranës, jo si investim publik siç është djegësi i Elbasanit dhe Fierit, por si koncesion privat për arsyen e vetme se Rama, Veliaj dhe Agaçin donin që këtë sipërmarrje të tyre ta vilnin dhe milnin jo për 7 apo 10 vite, por fiks për 30 vite, madje siç është me koncesione, me mundësi zgjatje pas 30 vitesh. Pra, mendonin edhe për pasardhësit e pasardhësve të tyre.

Sepse vetëm me afatin 30-vjeçar, ata do mund të inkasonin në ndërmarrjen e tyre 680 milionë euro.

Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin ose Don Agaçion, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi deri atëherë të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj së bashku me Ramën dhe Agaçin janë pronarët kryesorë të djegësit të Tiranës, sepse për të realizuar atë si koncesion, Lali Vjedhësi apo lali Eri ti themi, i drejtohet katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovojë kalimin në koncesion të djegësit të Tiranës”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi: “Erion Veliaj taton qytetarët e Tiranës me tarifën 29 euro. Tarifë kjo në kundërshtim flagrant me kontratën, pasi 29 euro është tarifa e parashikuar në kontratë për djegien e plehrave. Kurse tarifa për depozitimin e plehrave, kompostimin e tyre është 11 euro. Edhe Farudini, kryeeksperti i firmave piramidale, në Fier e rriti 12 euro. Kurse Veliaj dhe Durrësi, Kruja dhe qytete të tjera, depozitojnë në minierën e floririt të Ramës, Veliajt e Agaçit, plehrat me 28 euro. Për çdo ton ata fitojnë 18 euro”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë