Kombetarja

Berat Gjimshiti kthehet titullar, në çerekfinale të Kupës e pret Asllani

Gazeta Si - Lajme të mira për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Pas Marash Kumbullës, titullar me skuadrën e tij është kthyer edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Berat Gjimshiti. Ai luajti 90 minuta në fitoren 5-2 ndaj Specias në Kupën e Italisë.

Pas një kohe të gjatë, Gjimshiti zbriti në fushë nga minuta e parë me Atalantën dhe ky është një sinjal pozitiv, po të kemi parasysh faktin se po afrojnë ndeshjet kualifikuese të Kombëtares. Dihet që mbrojtësi është nga titullarët me më shumë eksperiencë në Kombëtare dhe është shumë e rëndësishme të jetë në formën optimale ndaj Polonisë.

Gjimshiti gjate ndeshjes se sotme me Specian. Gazeta Si, 19 janar 2023

Atalanta është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të kemi një derbi kuqezi, sepse skuadra e Gjimshitit do të ndeshet me Interin e Kristjan Asllanit.

Një tjetër lajm i mirë për Silvinjon është se edhe mbrojtësi Elseid Hysaj e ka nisur titullar ndeshjen e Kupës ndaj Bolonjës. Ai është aktivizuar në krahun e majtë nga trajneri Sarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë