Ka ndodhur

Bënte thirrje për sulme terroriste, arrestohet një 45-vjeçar që përdorte 16 adresa në rrjetet sociale

Gazeta Si - Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK, si person i dyshuar që bënte thirrje dhe propagandë për vepra terroriste në rrjetet sociale.

Në pranga ka rënë i dyshuari Gentian Çollaku, banues në Kavajë dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale "nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste".

Sipas gjetjeve hetimore të SPAK, Çollaku kishte hapur 16 adresa të ndryshme në rrjetet sociale përmes të cilave propagandonte pro ekstremizmit dhe luftës së ISIS në Siri.

Regjistrimi i procedimit penal u bë pasi Antiterrori konstatoi përhapjen e thirrjeve ekstremiste përmes rrjeteve sociale.

Sipas burimeve paraprake nga SPAK, dyshohet që Çollaku të ketë shpërndarë edhe materiale mbështetëse ndaj imamëve të arrestuar nga autoritetet shqiptare si pjesë e celulave ekstremiste.

Ky nuk është rasti i parë që Drejtoria e anti-terrorit ndjek element të tillë. Një vit më parë në pranga ra Bledar Zeneli, i cili po si Çollaku përdorte rrjete të ndryshme sociale për të shpërndarë propagandën e shtetit islamik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë