Futboll

Benfika do Enea Mihajn, talenti vlonjat firmos me Hajdukun e Splitit

Shtypi grek ka publikuar një lajm të bujshëm rreth mbrojtësit të Kombëtares, Enea Mihaj, për të cilin ka një interesim nga ekipi i madh portugez i Benfikës. Do të ishte një lëvizje e madhe, nëse ndodh vërtet, pasi bëhet fjalë për një klub me shumë emër në futbollin botëror. Enea Mihaj, 20-vjeç, është aktivizuar titullar me Panetolikosin në Greqi, duke qenë madje një nga më të mirët në skuadër.


logo hippo

Trajneri Kristian Panuçi e donte patjetër në Kombëtare dhe ai e pranoi ftesën, por ishte pa fat, sepse pësoi një dëmtim që në minutat e para të miqësores me Jordaninë dhe që atëherë nuk luan. Mihaj ka edhe nënshtetësinë greke, madje deri në momentet e fundit ishte frika se ndoshta mbrojtësi do të zgjidhte Greqinë. Lajmi për lëvizjen e mundshme të Mihajt drejt Portugalisë është publikuar nga “Record” në Greqi. Gazeta shkruan se bëhet fjalë për një interesim konkret të gjigantëve portugezë për dy lojtarë të Panetolikosit dhe njëri prej tyre është Enea Mihaj, edhe pse vazhdon të jetë i dëmtuar.

Enea Mihaj me fanellën e Panetolikosit

Një lajm i bujshëm vjen edhe për një tjetër futbollist shqiptar, por që nuk është pjesë e Kombëtares. Fraçesko Tahiraj është një futbollist i talentuar shqiptar, që u bë pjesë e një ekipi të madh, si Hajduk Split. Ai është 22 vjeç, është vlonjat me origjinë dhe ka lindur në Torino. Pozicioni i tij është sulmues i krahut të djathtë, është formuar në ekipet zinxhir të Juventusit dhe më pas ka kaluar në kampionatin slloven, ku është aktivizuar me ekipet Zavërç dhe Aluminij.

Françesko Tahiraj ne prezantimin te Hajduk Spilt

Sezonin e fundit ka shënuar 9 gola në 18 ndeshje dhe ky fakt ka bërë që klubi i madh kroat të interesohet për Tahirajn, ndërsa drejtuesit e Kombëtares nuk e kanë marrë në konsideratë deri tani. Vlonjati ka pasur një aventurë të shkurtër vetëm me Shqipërinë U-19 dhe më pas nuk ka pasur asnjë kontakt kuqezi. Tahiraj u prezantua pasiten e kësaj të shtune nga Hajduku, pas marrëveshjes së arritue me klubi slloven, Aluminij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë