Komunitet

Benetton kritikohet për përdorim të imazhit të emigrantëve

Në ditën ndërkombëtare të emigrantëve, firma italiane e veshjeve United Colors of Benetton është kritikuar pasi ka nxjerrë një reklamë kontroversale me imazhe të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe.

Reklama tregon pamje të tyre të veshur me xhiboksin e shpëtimit të shoqëruar nga vullnetarët.

SOS Méditerranée, dënoi Benetonin për përdorimin e fotografive të "njerëzve në vështirësi".

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini më vonë shkroi: "A jam i vetmi që e gjej këtë të neveritshme?

"Reklamat e shfaqura në internet, dhe në të përditshmen italiane La Repubblica, paraqesin dy imazhe të mëvetësishme të shkrepura më 9 qershor nga shoqata gjermane e bamirësisë SOS Méditerranée si pjesë e asaj që u kthye në shpëtimin e qindra emigrantëve.

“SOS Méditerranée e distancon tërësisht veten nga kjo fushatë, që tregon një foto të shkrepur në momentin që skuadra jonë po shpëtonte njerëz në vështirësi në mes të detit ", është shprehur organizata e bamirësisë në një komunikatë të publikuar në Twitter.

Beneton nuk ka reaguar ende ndaj komenteve.

Salvini,i cili drejton Partinë e Lidhja populiste e djathtë, refuzoi të lejonte anijen që shpëtoi emigrantët të ankoronte në port.

Anija Aquarius, që u kthye nga Malta, sëbashku me anije të tjera ankoruan në portin spanjoll të Valencias.

Salvini premtoi gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të Italisë se do të mbante një qëndrim të ashpër kundër emigracionit. Italia është pika kryesore e hyrjes për emigrantët që kalojnë nga Afrika e Veriut në Europë.

Fushata reklamuese e Benettonit është projektuar nga një fotograf italian kontrovers Oliviero Toscani, i cili tha se imazhet ishin "dramatike", duke shtuar se kritika e zotit Salvini "më bën të kuptoj se kam të drejtë".

Toscani, i cili u largua nga Benetton në vitin 2000, por u kthye në shkurt të këtij viti, ka qenë pas disa reklamave tendencioze për kompaninë e veshjeve që nga vitet 1980.

Oliviero Toscani

Ai tha se fushatat e tij, të cilat kanë prekur tema si të drejtat e njeriut, fenë dhe racizmin, janë projektuar për të rritur ndërgjegjjen e njerëzve në lidhje me këto çështje.

Në 1991, Toscani ofendoi Kishën Katolike Romane duke përdorur një imazh të një prifti dhe një murgeshe duke u puthur.

Vitin në vazhdim, fotografi u kritikua për përdorimin e një fotografie të një aktivisti gay, imazhin e viktimës David Kirby i cili ishte shtrirë i sëmurë në krevatin e një spitali.

Disa prej reklamave më të këqija dështojnë.

Pastaj në vitin 1996, Toscani krijoi një reklamë që tregonte tre zemra "njerëzore" pranë njëra-tjetrës me fjalët "e bardhë", "e zezë" dhe "e verdhë" të vendosura në secilën prej tyre.

Ai humbi vendin e tij në Benetton në vitin 2000, pasi kompania u detyrua të kërkojë falje për një fushatë të quajtur "Ne, Në Rreshtin e Vdekjes", që kishte përdorur fotografi të të burgosurëve në SHBA të dënuar me vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë