Politike

Mungon në ceremoni për arsye shëndetësore, Begaj uron Klinton nga Facebook: Mirënjohës për atë që keni bërë për Kosovën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë ish presidentit amerikan Bill Klinton.

Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët i janë atij përjetë mirënjohës për gjithçka që ai ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.

“Mirë se vjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, shkruan Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e përcolli urimin e tij nga Facebook në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e mbasdites  në nder të figurës së Bill Klinton “për arsye shëndetësore”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë