Futboll

Befasuese, Inter nis tratativat me yllin e Real Madrid

Interi i ri i Kontes pritet të zhvillojë këtë verë një merkato shumë agresive. Priten disa afrime të bujshme për të përgatitur një ekip që do të luftojë për titullin kampion dhe që të shkojë sa më larg në Champions League.

Gazetari spanjoll Eduardo Inda, i Chiringuito TV, zbuloi mbrëmë se Inter po planifikon të bëjë valë të madhe transferimesh këtë verë. Por ajo që konsiderohet si lëvizja më sensacionale do të jetë afrimi i Gareth Bale nga Real Madrid: "Unë ju them se Inter do të donte do të bënte një goditje që e gjithë bota e futbollit të befasohej. Antonio Konte ka kërkuar Gareth Bale për sulmin zikaltër, pasi uellsianin me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid."

Gareth Bale ka pësuar një rënie të pëlqimit në kryeqytetin spanjoll si nga tifozët, por edhe nga trajneri Zidan, pas paraqitjes heroike të tij në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Ai është lënë rregullisht jashtë skuadrës dhe menaxheri Zinedine Zidane, që e ka bërë të qartë se ai nuk ka një të ardhme me klubin. Ka pasur spekulime të vazhdueshme për një kthim në Premier Ligë për uellsianin, por Inter duket më i vendosur për ta bërë Bale simbolin e ri të trajnerit Konte.

Një pengesë e madhe për Bale te Inter është pagesa edhe e tij, me Real Madridin por edhe 7 milionë eurot që Reali kërkon për t’u liruar nga shërbimet e sulmuesit të saj. Inter në këtë tratativë do të provojë bëjë ulje, duke parë se “Los Blancos” tashmë nuk janë më të interesuar për sulmuesin Ikardi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë