Futboll

Beckham promovon Katar 2022, vërshojnë kritikat për ish-yllin e Anglisë

Gazeta Si – Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckam, është kritikuar ashpër, kryesisht në rrjetet sociale, pasi promovoi Katarin gjatë një fushate publicitare për vendin, që nga 20 nëntori do të presë Kupën e Botës 2022 në futboll.

"Është perfeksioni për mua, një vend fantastik për të kaluar disa ditë", - thotë ish-futbollisti i njohur anglez në një spot që promovon turizmin në Katar. Më pas shton: "Mezi pres të shkoj bashkë me fëmijët e mi”.

Dhe kaq ka mjaftuar që ndaj yllit anglez të vërshojnë kritikat. Katari në fakt ka qenë në qendër të vëmendjes për shkeljen e të drejtave të njeriut. Sipas disa investigimeve, me mijëra punëtorë kanë humbur jetën, duke punuar në kushte çnjerëzore për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

Edhe më parë Beckham ka marrë kritika të forta nga shoqëria civile dhe shoqata të ndryshme, që gjykojnë se ish-futbollisti ka shitur shpirtin kundrejt pagesës për këto spote publicitare pro Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë