Ekonomi

Bechtel, sërish në vend të parë në listën e 400 kontraktorëve kryesorë të SHBA

Transporti i përmirësuar, qasja e saj në energjinë e sigurt, ulja e saj e mbeturinave të rrezikshme janë disa prej faktorëve që e bëjnë kompaninë të mbajë vendin e parë për të 22-tin vit rradhazi në listën e ENR-së mbi 400 kontraktorët kryesorë amerikanë.

Bechtel është një lider botëror në fushën e inxhinierisë, konstruksioneve dhe prokurimeve. ENR (Engineering News-Record, Lajmet-Regjistrat e Inxhinierisë) e ka përpiluar listën e 400 kompanive kryesore e më të mira duke u bazuar në të ardhurat e tyre nga projektet që ato kanë realizuar gjatë vitit 2019.

Drejtuesi ekzekutiv i firmës së ndërtimeve të projekteve nga më të ndryshme (duke filluar që nga ato për infrastrukturën, për sigurinë nukleare, proçesimin e mbetjeve të rrrezikshme, minierave, naftës, gazit etj.), Bechtel, shprehet se i falenderon të klientët për besimin që kanë dhënë në arritjen e objektivave të 2019-s.

Bechtel-i u rendit ndër kompanitë me performancë më të mirë në disa sektorë të tregut. Kompania ruajti vendin e saj të 1-rë në sektorin e tregut të energjisë dhe u ngrit në vendin e 1-rë në sektorin e Mbeturinave Industriale dhe të Rrezikshme. Kompania u ngrit në vendin e 2-të në sektorin e Naftës.

Foto e inagurimit të autostradës Arben Xhaferri që lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore

Bechtel ishte gjithashtu kontraktori numër 1 amerikan që ka punuar më së shumti jashtë SHBA-së.

Viti i kaluar ka shënuar progres sinjifikativ për klientët e Bechtel, projektet e të cilëve do të përmirësojnë lëvizshmërinë, rrisin furnizimin me energji të sigurt e financiarisht të përballueshme, eliminojnë mbetjet e rrezikshme dhe përmirësojnë ekonomitë.

Foto nga autostrada e ndërtuar nga Bechtel dhe Enka e cila lidh Rrëshenin me Kalimashin

Mes ngjarjeve më kryesore renditen:

  • Njësitë e impianteve 3 dhe 4 Vogtle në Gjeorgji të cilat kanë kaluar 75% të ndërtimit të tyre drejt prodhimit të energjisë pa karbon.
  • Qeveria e Kosovës hapi autostradën Rruga 6 në vend, duke zgjeruar mundësitë e tregtisë me të gjithë Europën Perëndimor.
  • Impianti Pilot i Shkatërrimit - Agjenti Kimik Blue Grass në Kentucky i cili filloi të çmontojë në mënyrë të sigurt rezervat e fundit të armëve kimike amerikane.
Mobile Launcher 2 e NASA-s e ndërtuar nga Bechtel

Disa prej partneriteteve të reja të fituara gjatë 2019-s janë:

  • NASA ka zgjedhur Bechtel-in për dizenjimin, konstruktimin e komisionimin e Mobile Launcher 2 (Lëshuesin Levizës 2) i cili do të përdoret për të montuar dhe lëshuar versionin tjetër të raketës Space Launch System (Sistemi Hapësinor i Lëshimit).
  • Qeveria serbe përzgjodhi një ndërmarrje të përbashkët Bechtel-ENKA për të ndërtuar autostradën e parë të gatshme 5G të vendit
  • Bechtel dhe General Motors filluan të eksplorojnë ndërtimin e një rrjeti kombëtar stacionesh të karikimit të automjeteve elektrike.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë