Ekonomi

“BE të fokusohet në shëndetësi dhe në vendet e punës, më pas në politikat fiskale”

“Bashkimi Europian duhet të fokusohet tani në investime të sistemit shëndetësor publik dhe në mbrojtjen e vendeve të punës e kompanive. Përsa i përket qëndrueshmërisë fiskale të shqetësohet më vonë”, ka thënë Komisioni Europian të mërkurën duke u larguar kështu nga thirret e tij të zakonshme për politika dhe reforma të kujdesshme.

Komisioni Europian në rekomandimet e tij vjetore të BE-së ka thënë se BE-ja duhet të koordinojë fokusin e saj në rimëkëmbjen ekonomike kur pandemia e koronavirusit të jetë larguar.

Nënkryetari i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis duke folur gjatë një konference për shtyp në lidhje me pastrimin e parave në selinë e BE-së në Bruksel, 7 maj 2020. Virginia Mayo / Pool via REUTERS

Shpenzime të buxhetit përtej tavanit prej 3% të GDP-së që rekomandohet nga BE-ja priten në të tëra vendet e BE-së me përjashtim të Bullgarisë. Kjo si rrjedhojë e shpenzimeve të parave publike nga qeveritë e ndryshme për të nxitur ekonomitë e tyre që priten të bien në reçesione të thella.

“Mesazhi jonë është i qartë si kristal. Nevojitet një qëndrim mbrojtës fiskal në të gjitha vendet anëtare dhe rekomandojmë që të tëra këto vende të marrin hapat e nevojshëm për të adresuar në mënyrë efektive pandeminë, për të mbajtur ekonominë të qëndrueshme dhe për të mbështetur rimëkëmbjen që pritet të ndodhë”, shprehet Komisioneri Europian për çështjet ekonomike e financiare, zoti Paolo Gentiloni.

Ai gjithashtu i’u ka bërë thirrje qeverive që të mos sakrifikojnë investimet e tyre teksa kërkojnë ribalancimin e financave të tyre të ardhshme.

Ai i ka nxitur qeveritë që të fokusojnë investimet dhe reformat gjatë fazës së rimëkëmbjes në prioritetin e Bashkimit Europian të tranzicionit të një ekonomie “të gjelbër” e dixhitale si dhe mbështetjen e drejtësisë shoqërore (në terminologjinë angleze social fairness).

“Për të inkurajuar qeveritë e BE-së që të promovojnë transformimet “e gjelbërta” dhe dixhitale, Komisioni Europian do të lidhë disbursimin e më shumë se një bilion eurove të fondeve të rimëkëmbjeve në kredi dhe grante me pikërisht realizimin e këtyre objektivave përgjatë viteve të ardhshme”, është shprehur Zëvëndës Presidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis

Ky artikull është marrë nga Reuters dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë