Futboll

BE sulmon Super Ligën: Kundër modelit europian të sportit!

Gazeta Si – Edhe Komisioni europian ka dalë hapur kundër Super Ligës. E ka bërë me anë të zëvendëspresidentit Margaritis Schinas, i cili ka folur në Parlamentin e BE-së.

"Është kompetencë europiane çdo ide apo marrëveshje paneuropiane, si e ashtuquajtura Super Liga, - ka thënë ai. – Do të ishte një qark i mbyllur i formuar nga klubet më të pasura, që do të ndanin mes tyre rreth 5 miliardë euro në vit. Kjo është në kundërshtim të plotë me modelin europian të sportit".

Anjeli dhe Al Khelaifi. Gazeta Si, 18 tetor 2022

Schinas, zëvendëspresident për promovimin e stilit të jetës europiane, ka deklaruar se "të zëvendësojmë marrëveshjet kombëtare nuk është detyra jonë, por të ruajmë hapjen e futbollit në nivel europian është. Modeli europian i sportit duhet të mbrohet".

Projekti i Super Ligës u rikthye në vëmendje nga Florentino Perez, presidenti i Realit. Për këtë projekt vazhdohet të diskutohet, edhe pse drejtuesit e UEFA-s e konsiderojnë një kapitull të mbyllur. Çështja do të marrë vëmendje në fillim të 2023-shit, kur pritet sentenca e Trupës së Drejtësisë Europiane për Super Ligën.

Promotorët e projektit janë Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid.

“Sporti europian, futbolli europian do të jenë gjithmonë të hapur. Nuk do të ketë kurrë një kompeticion mes të klubesh të pasur që të luajnë mes tyre. Nuk do të ndodhë”, - ka theksuar Schinas".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë