Politike

BE përgatitet për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bashkimi Europian është duke i dhënë dorën e fundit hartimit të udhërrëfyesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jemi duke punuar me hollësitë e fundit për këto dokumente të rëndësishme, që do të përcaktojnë shtegun e negociatave që do të çojnë në anëtarësimin e Shqipëria dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, shkroi në Twitter, Genoveca Ruiz Calavera, drejtuese e Zyrës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Zgjerim të Komisionit Europian.

https://twitter.com/CalaveraRuiz/status/1268082213763125248

Kjo do të thotë se Bashkimi Europian është pothuajse gati për nisjen e punës formalisht, ndërkohë që topi i kalon Shqipërisë për të plotësuar kushtet paraprake të vendosura për çeljen e tyre, si reforma në zgjedhore dhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kushti për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR mund të marrë zgjidhje këtë të mërkurë, pasi palët kanë përafruar qëndrimet dhe ajo që i ndan mbetet vetëm çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë