Bota

BE paralajmëron sanksione për Rusinë: Do të jenë shumë të ashpra. (Por Hungaria po nguron)

Kryetarja e Komisionit Evropian ka paralajmëruar Rusinë se sanksionet e BE-së ndaj saj “mund të ‘kafshojnë’ shumë fort” pasi ajo i kërkoi Kremlinit të mos zgjedhë luftën, si alternative.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Ursula von der Leyen tha se institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare po punonin për një “paketë të madhe dhe gjithëpërfshirëse të sanksioneve të mundshme” në bashkëpunim me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë.

Këto sanksione kanë si qëllim, t’ia bëjnë më të vështirë Rusisë të diversifikojë ekonominë e saj larg naftës dhe gazit.

Von der Leyen tha: “Nuk po flasim vetëm për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët rusë. Interesi strategjik i Rusisë është të diversifikojë ekonominë e saj të njëanshme dhe të mbyllë boshllëqet e saj aktuale. Por për këtë, atyre u duhen teknologji për të cilin ne kemi një lidership global. Komponentët e teknologjisë së lartë për të cilat Rusia është pothuajse tërësisht e varur nga ne. Sanksionet tona mund të kafshojnë shumë, dhe Kremlini e di mirë këtë”.

Duke folur në të njëjtin seancë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se çdo ndërhyrje ndaj Ukrainës nga Rusia do të ketë kosto "të lartë" me pasoja masive. Ai pranoi se BE do të paguante gjithashtu një çmim, duke thënë se evropianët do të përballeshin gjithashtu me pasoja "të rënda", por ata duhej të ishin gati për të marrë këtë përgjegjësi.

Sanksionet duhet të miratoheshin unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe që tani ka shqetësime se disa vende, si Hungaria, do të pengojnë miratimin e masave më të ashpra.

Ndërkohë, eurodeputetët pritet të mërkurën vonë të miratojnë një paketë ndihme prej 1.2 milion € për Ukrainën, të propozuar së fundmi nga von der Leyen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë